Ministri i Energjetikës, Rosen Hristov, deklaroi se në Bullgari do të diskutohen masat për mbrojtjen e “Rrymës Turke” pas shpërthimeve të “Rrymës Veriore” 1 dhe 2.
Pas mbledhjes së Këshillit të BE-së në Bruksel, Rosen Hristov deklaroi se Bullgaria insiston në një tavan për çmimet e të gjithë importeve të gazit në BE. “Qëndrimi ynë është që nëse vendoset një masë e tillë, ajo duhet të jetë e përgjithshme për të gjithë gazin. Vendosja e kornizave vetëm për gazin rus është një sanksion, jo një masë ekonomike për të stabilizuar tregun”, shpjegoi ministri.
Siç pritej, ministrat e energjisë të BE-së nuk arritën sot një marrëveshje për çështjen e vendosjes së tavanit të çmimit të gazit natyror. Informacionin e transmetoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..