Votuesit bullgarë nuk i dhanë askujt pushtetin për të qeverisur në mënyrë njëpartiake. Qytetarët bullgarë dërguan një sinjal se politikanët në Bullgari duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të kërkojnë një koalicion mes tyre për zgjidhjen e problemeve të njerëzve. Këtë e shprehu në një konferencë lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), Mustafa Karadajë. Sipas tij, për të kapërcyer të gjitha krizat duhet të tejkalohet më e madhja - ajo politike. Kreu i DPS-së u bëri thirrje të gjithëve të "kapërcejnë egocentrizmin e tyre" dhe "të kërkojnë unitet".
I pyetur nëse do të marrin pjesë në një koalicion me GERB-in dhe “Bullgarinë Demokratike”, Karadajë tha se vijat ndarëse parazgjedhore duhet të mbeten në periudhën parazgjedhore dhe se për të tejkaluar krizat në vend, partitë duhet të negociojnë në kërkim të një formule për krijimin e një mazhorance të qëndrueshme në parlament dhe qeveri.Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur..
Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...
Për të tretin vit radhazi, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” hyn në një klasifikim prestigjioz botëror. Në renditjen QS World University Rankings: Sustainability 2026 , Universiteti zë vendin e 814-të nga 2002 universitete të renditura...
Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi..
Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të hapë një qendër teknologjike në Bullgari, të fokusuar në teknologji të reja si Big Data,..