7 parti dhe koalicione pritet të formojnë Parlamentin e ri të 48-të të Bullgarisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 2 tetorit. Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 03.10.2022, orës 15:00, kur janë përpunuar 100% e protokolleve seksionale zgjedhore, tregojnë se:
Koalicioni GERB-SDS merr 634.649 vota, ose 25.33%;
Partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” merr 506.071 vota, pra 20.20%;
Forca e tretë është “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” me 344 625 vota, ose 13,76%;
E katërta është partia “Vëzrazhdane” me 254 925 vota dhe 10,17%;
Koalicioni “BSP për Bullgarinë” renditet i pesti me 232 947 vota dhe 9,30%;
Koalicioni "Bullgaria Demokratike" është i gjashti me 186 511 fletë votimi dhe kjo është 7.44%;
Në parlament po hyn edhe partia “Ngritja Bullgare” me 115 867 vota dhe 4,62%;
“Ka një popull të tillë” nuk e kalon barrierën prej 4 për qind për të hyrë në parlament – me 96.065 vota, partia merr 3.83%.
87.634 persona zgjodhën opsionin “Nuk mbështes askënd”.
Afati i fundit që KQZ-ja të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, si dhe pjesëmarrjen e votuesve, është data 6 tetor – e enjte.
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..