Vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO duhet të merret vetëm pas punimit të parametrave të qartë për zgjidhjen paqësore të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, që do të miratohen dhe zbatohen nga të dyja shtetet luftuese. Kështu shkruhet në qëndrimin e presidentit Rumen Radev me rastin e deklaratës së miratuar disa ditë më parë nga disa vende të Evropës Lindore për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, teksti i së cilës nuk u mbështet nga Bullgaria.
Veprimet ushtarake në territorin e Ukrainës sot kërkojnë që anëtarësimi i saj në Aleancë të diskutohet në përbërjen e plotë të Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe të mos çojë në rrezik të përfshirjes së drejtpërdrejtë të vendeve të NATO-s në luftë, theksohet në qëndrimin e presidentit bullgar të përhapur nga Presidenca.Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë z. Georg Georgiev zhvilloi një vizitë pune në Sulltanatin e Omanit, ku u takua me homologun e..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni, kërkimi dhe teknologjia janë në qendër të politikës për zhvillimin e një ekonomie konkurruese..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për shtyp në BTA, Stanishev tregoi se ai "po hyn në garë" me kandidatët e tjerë për të kthyer "kuptimin dhe..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit...
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare..