Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 3500 pjesëmarrës në Maratonën e Sofjes më 9 tetor

Foto: BGNES - arkiv

Më shumë se 3500 aplikime janë dorëzuar për pjesëmarrje në Maratonën e Sofjes, e cila do të mbahet të dielën, më 9 tetor, njoftuan organizatorët e një prej ngjarjeve sportive më të njohura në kryeqytet. Rreth 500 persona do të marrin pjesë në distancën klasike prej 42.195 kilometrash, mes tyre - pesë atletë kenianë dhe dy nga Maroku. Ata do të sulmojnë rekordin e maratonës prej 2 orë 13 minuta e 3 sekonda të marokenit Redouan Nouini. Gratë, duke përfshirë dy keniane dhe një etiopiane, do të synojnë të thyejnë rekordin prej 2 orësh, 28 minutash e 38 sekondash të kenianes Naom Jebet.

Rreth 800 garues të huaj nga 50 vende pritet të marrin pjesë në maratonën klasike, në gjysmë maratonën dhe në maratonën prej 10 km, me 80 vetëm nga Belgjika. Gjithashtu do të rifillojë starti masiv prej 2.2 km, i cili është falas dhe i hapur për pjesëmarrës të të gjitha moshave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon edicioni i 42-të i Maratonës së Sofjes

Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025 . Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një skenë të sportit dhe kulturës. Edhe këtë vit, organizatorët raportojnë interes rekord nga..

botuar më 25-10-11 8.00.PD

Aleksandër Vezenkov nderohet përsëri si basketbollisti më i mirë jashtë NBA-së

Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së. Ylli i Olympiacos mori 44% të..

botuar më 25-10-10 11.02.PD
Karlos Nasar

Karlos Nasar është përsëri në majë të botës, duke fituar Titullin Botëror në Norvegji

Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222 kilogramë. Nasar përfundoi i katërti në lëvizjen e parë, ku medalja e artë shkoi për iranianin..

botuar më 25-10-09 10.54.MD