Lufta e Rusisë në Ukrainë, kriza energjetike dhe situata ekonomike diskutohen në Pragë nga liderët e 27 vendeve të BE-së. Këshilli joformal i Komunitetit po mbahet pas takimit të parë të së enjtes të Komunitetit Politik Evropian, i cili mblodhi një grup prej 44 vendesh, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Rusisë. Në një video-lidhje, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje Evropës që të ndëshkojë Moskën, duke rritur furnizimet me armë dhe duke ofruar garanci sigurie për Ukrainën në të ardhmen. "Ne, udhëheqësit e Evropës, mund të bëhemi udhëheqës të paqes. Komuniteti ynë politik evropian mund të bëhet një komunitet evropian i paqes", tha Zelenski.
Takimet dyditore në Pragë po vazhdojnë në sfondin e paketës së 8-të të miratuar të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Ata vendosin një tavan për çmimet e naftës ruse të transportuar nga deti në vendet e treta dhe kufizime shtesë në transportin detar të naftës dhe të produkteve të naftës nga Rusia. Ndalohet importi i çelikut nga Rusia dhe eksporti i pajisjeve të aviacionit në vend. Opsionet e fundit të pagesës me Rusinë përmes bitcoin dhe kriptovalutave të tjera janë duke u ndalur.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh dhe Márton Nagy - ministër i ekonomisë kombëtare të Hungarisë, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e turizmit. Dokumenti vë theksin në shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në fushën e turizmit,..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare “Vezhen”, e cila ndodhej në zonë në momentin e dëmtimit. Ajo lundron nën flamurin maltez dhe është..
Kina ka ndaluar importin e deleve, dhive, shpendëve dhe kuajve nga vendet afrikane, aziatike dhe evropiane. Ndalimi nga importuesi më i madh i mishit në botë prek Ganën, Somalinë, Katarin, Kongon, Nigerinë dhe Tanzaninë, Egjiptin, Palestinën, Pakistanin,..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..