Shpenzimet e investimit “Blerja e një avioni luftarak të tipit të ri” – Faza e 2-të, janë miratuar nga qeveria e përkohshme dhe propozimi do të parashtrohet në parlament. Këta janë 8 avionët e dytë luftarakë F-16 blok 70, armatimi i tyre, pajisjet tokësore dhe trajnimi i pilotëve. Çmimi është mbi 1.29 miliardë dollarë. TVSH-ja, dogana dhe transporti do të paguhen veçmas. Paratë do të paguhen me këste për 10 vjet.
Me blerjen e akoma 8 avionëve F-16, të ngjashëm me 8 të parët, vendi do të ndërtojë aftësi të reja. Ato do të mundësojnë zbatimin e një spektri të gjerë detyrash në një format kombëtar dhe kolektiv sipas standardeve të NATO-s dhe do të eliminojnë deficitet e kapaciteteve, thuhet në projektin e propozuar të investimit.“Që nga sot nuk do të ketë më një person që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë së Varnës; detyra do të kryhet nga kryetari i ligjshëm i zgjedhur, BlLagomir Kocev”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i tij, Pavell Popov. Sipas Popovit,..
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re do të mbështesë familjet në zbatimin e masave që lidhen me efektivitetin energjetike. Ajo krijohet..
Bullgaria është identifikuar zyrtarisht si një nga vendet e BE-së në rrezik nga presioni i migracionit, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova, duke cituar raportin e parë vjetor të Komisionit Evropian mbi menaxhimin e..
Lidhur me Lukoil, stuhia ka kaluar kryesisht, por ende ka rreziqe. Kjo u deklarua nga zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev për bTV. Ai theksoi 3 rreziqe..
Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni..