Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Po e vazhdojmë ndryshimin" nuk do të mbështesë një kabinet me mandat të GERB

Asen Vasilev (majtas) dhe Kirill Petkov
Foto: BGNES

Liderët e partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov dhe Asen Vasilev deklaruan se nuk do të marrin pjesë në një qeveri me mandat të partisë GERB. Nëse bëhet fjalë për mandatin e një force tjetër, përfshirë edhe të tyren, ata do të bëjnë diskutime brenda partisë për të marrë një vendim.

"Përkufizimi ynë për një qeveri euroatlantike është një qeveri pa korrupsion. Nuk është e drejtë të zëvendësohet vota e votuesve me konstruksione politike", tha Petkov. Si prioritete ai përcaktoi krijimin e një komisioni kundër korrupsionit me funksione hetimore dhe hapjen e një hetimi të Prokurorit të Përgjithshëm nga një gjyqtar bullgar. Vasilev njoftoi gjithashtu se është për rritjen e pagës minimale deri në 430 euro dhe të pensionit me 20%. Ai tha se nuk do të ishte mirë që në Bullgari të ketë zgjedhje të parakohshme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa..

botuar më 25-11-14 7.35.MD

Bullgaria i kërkon SHBA-së të shtyjë pagesën sipas kontratës për F-16

Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..

botuar më 25-11-14 6.32.MD
Bojko Borisov

Qeveria nuk do t'i japë me qira pronë të "Lukoil"-it në Bullgari

Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..

botuar më 25-11-14 3.19.MD