“Makinat me të cilat depërtuam në kapitalizmin” – tregime vizuale për një fenomen nga socializmi
Tandemi krijues i Georgi Bogdanov dhe Boris Misirkov, të cilët janë emra ikonë në skenën e artit bashkëkohor, paraqet një tjetër sfidë për publikun bullgar. Në ekspozitën “Makinat me të cilat depërtuam në kapitalizmin” ata përdorin një gjuhë vizuale jo standarde për të eksploruar fenomenin e makinave socialiste, si dhe të pronarëve të tyre sot. Vernisazhi u zhvillua pak ditë më parë në Galerinë
Kombëtare në Sofje, së bashku me shfaqjen e dokumentarit të tyre me të njëjtin emër.
Fenomeni i makinave socialiste në të kaluarën dhe të tashmen është paraqitur në pesë seksione tematike, duke përfshirë holograme, modele, panele, instalime nga fotot nga Instagrami, si dhe portrete të bashkëkohësve tanë - pronarë krenarë të një automjeti nga koha e socializmit.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/NationalGalleryBulgaria
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..