“Tavani i çmimit të gazit është një temë që vetëm po diskutohet për momentin. Liderët i rekomanduan KE-së që në këshillin e ardhshëm më 20 tetor të propozojë hapa që çmimet të kontrollohen, të ketë një reformë në tregun evropian të gazit”, tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev në Pragë, duke komentuar debatet në takimin joformal të Këshillit Evropian, në të cilin mori pjesë.
Lidhur me situatën e brendshme politike dhe refuzimin e “Po e vazhdojmë ndryshimin” për të mbështetur një qeveri të GERB-it dhe për të marrë pjesë në konsultime me të, Radev deklaroi se do t’u japë palëve kohë të mjaftueshme për të diskutuar prioritetet rreth të cilave të bashkohen për të nxjerrë një shumica qeverisëse dhe qeveria. Presidenti theksoi se pret që ata të mos harrojnë se në radhë të parë janë interesat e qytetarëve bullgarë. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi një parlament sepse modeli ynë kushtetues bazohet në parlament”, shtoi ai.
I pyetur se pse refuzoi të nënshkruajë deklaratën e liderëve të Evropës Qendrore dhe Lindore për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Radev u përgjigj se nuk e nënshkroi me bindje të plotë, “sepse tani kjo do të thotë një luftë NATO-Rusi”. “Unë do të vazhdoj të jem përgjegjës ndaj qytetarëve bullgarë dhe si president dhe komandant suprem do të punoj kundër përfshirjes së Bullgarisë në luftë. Politikanët që e shtyjnë Bullgarinë drejt luftës i detyrohen një përgjigje bullgarëve, interesave të kujt u shërbejnë”, theksoi presidenti.
Të martën para mesditës, mot me diell do të mbizotërojë mbi Bullgarinë Jugore. Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Rrafshinën e Danubit. Në orët e pasdites , do të ketë shi në zona të caktuara. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..
Bullgaria dhe Kazakistani do të punojnë për zhvillimin e korridorit ndërkombëtar të transportit Trans-Kaspik, i njohur si "Korridori i Mesëm". Kjo u ra dakord nga presidentët e të dy vendeve, Rumen Radev dhe Kasëm Zhomart Tokaev, në Astana. Një..
Vizita e punës e Ministrit të Brendshëm Daniell Mitov në SHBA përfundoi me takime në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Sigurisë Diplomatike. Delegacioni bullgar që shoqëronte ministrin përfshinte drejtorët e drejtorive kryesore..
Bullgaria dhe Kazakistani do të punojnë për zhvillimin e korridorit ndërkombëtar të transportit Trans-Kaspik, i njohur si "Korridori i Mesëm". Kjo u ra..
Të martën para mesditës, mot me diell do të mbizotërojë mbi Bullgarinë Jugore. Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Rrafshinën e Danubit...
Sofja, Bllagoevgradi dhe Plovdivi kanë dendësinë më të lartë të popullsisë për kilometër katror në vendin tonë, njofton BGNES. Pesëdhjetë e tetë..