Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritja e shpejtë e treguesve të pandemisë për 24 orët e fundit ditën, ndërruan jetë 11 persona me Covid të konfirmuar

Foto: Pixabay

1414 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 1202 nga një ditë më parë. 60 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit. 16.6 për qind e 8514 testeve të kryera rezultuan pozitive, krahasuar me 16.3 për qind të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.

Pacientët aktivë të regjistruar u rritën me 636 në 11 475. Në spitale u pranuan 167 të infektuar.133 prej të shtruarve në trajtim spitalor ose 79.6 për qind nuk ​​ishin të vaksinuar kundër koronavirusit. Në spitale trajtohen 643 veta me Covid. 47 të infektuar janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit vdiqën 11 persona me Covid të konfirmuar. 10 nga personat e vdekur nuk kishin imunizim kundër sëmundjes.

Të hënën u administruan 1046 vaksina.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 tetorin 2025

Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..

botuar më 25-10-06 7.35.MD

Shuma nga Plani i Rimëkëmbjes varet nga përmbushja e një kushti të lidhur me Komisionin për Luftën kundër Korrupsionit

Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..

botuar më 25-10-06 6.46.MD
Krasimir Kojev

Rendimentet e rrushit këtë vit janë me cilësi të larta

Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Krasimir Kojev, në Plovdiv, ku po zhvillohet Konferenca e Nëntë..

botuar më 25-10-06 4.44.MD