Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agnesa Rusi Popovska, i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Rumen Radev. Akti i dha fund periudhës më shumë se dyvjeçare në të cilën Shkupi nuk kishte përfaqësues në Sofje. Në prill të vitit 2020, ambasadorit të mëparshëm Marijan Gijorçev i skadoi mandati. Në vend të tij nuk u dërgua asnjë zyrtar i ri, gjë që pengoi më tej zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Më 9 shtator 2022, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski nënshkroi dekretin për emërimin e Popovska. Ajo e mori agrementin në mars të këtij viti.
Bullgaria ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Shkupit në janar të vitit 1992 dhe që nga atëherë mbështet shtetin fqinj ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht në shumë kohë të vështira.
Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..
Italia hap dy qendrat për emigrantët në Shqipëri Italia do të hapë në tetor të parën nga dy qendrat për emigrantët në territorin e Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, raporton ANSA. Të dy vendet..
Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100..