Përveç Suedisë, Bullgaria mori përgjigje edhe nga Franca në lidhje me kërkesën e saj për zëvendësimin e avionëve luftarakë MiG-29 deri në mbërritjen e F-16-ve të parë në Bullgari. Kështu ka thënë për BNR gjenerali i brigadës Nikollaj Rusev, komandanti i bazës ajrore “Graf Ignatievo”.
Italia dhe Holanda kanë thënë se nuk mund të ofrojnë pajisje aviacioni. Ftesës iu përgjigjën Franca dhe Suedia. Do të ketë takime të ardhshme për të sqaruar ofertat.
Kërkesat e vendit tonë janë që në vitin 2023 të merren 10 avionë. "Nëse i marrim, problemi ynë do të zgjidhet plotësisht, pasi ato do të jenë sipas standardeve të NATO-s dhe ne nuk do të kemi nevojë për Rusinë dhe Bjellorusinë," tha Rusev. Sipas tij, është më mirë që vendi ynë t'i blejë avionët në fjalë në vend që t'i marrë me qira.
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..