Nxënësit bullgarë u paraqitën shkëlqyeshëm në Olimpiadën Ballkanike të Fizikës. Ata fituan dy medalje të arta dhe dy të argjendta në një garë me 56 pjesëmarrës nga 9 vende të Ballkanit dhe 5 vende të tjera. Olimpiada u mbajt në internet nga 7 deri më 9 tetor, me Qipron si mikpritëse virtuale, bëri të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Medaljet e arta u fituan nga Margulan Ismoldaev nga shkolla e mesme e matematikës në Varna dhe nga Georgi Kostadinov nga shkolla e mesme për shkenca-natyrore dhe matematikore në Burgas. Medaljet e argjendta i morën Rumen Dimitrov nga shkolla e mesme e matematikës e Sofjes dhe nga Geo Kallfov nga shkolla e mesme e parë private e matematikës. Udhëheqësja e tyre është Maja Zhekova nga Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..