Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Rruga e Mëndafshit” mund të kalojë edhe përmes qytetit bullgar Kërxhali

Hasan Azis dhe Hiroshi Narahira
Foto: kardjali.bg

Komuna e qytetit Kërxhali do të kërkojë ndihmë nga qeveria japoneze për realizimin e një projekti me emrin “Rruga e Mëndafshit”. Ky projekt do të ndihmojë në tërheqjen e turistëve të huaj, përfshirë japonezët. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës së ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Japonisë në vendin tonë, Hiroshi Narahira në qytet. Ideja do të diskutohet me kryetarët e bashkive të qyteteve bullgare Kazanllëk dhe Haskovo dhe të dy komunave greke - Komotin dhe Aleksandrupolis. Sipas krye bashkiaku të qytetit Kërxhalit, Hasan Azis, administrata vendore është e gatshme t’u japë terrene të lira investitorëve potencialë japonezë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 tetorin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, në Sofje 12°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës dhe pas mesditës në Bullgarinë Perëndimore, natën e së shtunës dhe në pjesën tjetër të vendit do të ketë reshje..

botuar më 24-10-10 7.40.MD
Atanas Illkov

Ministri i Brendshëm nuk pranoi të parashikonte një afat kohor për hyrjen tonë të plotë në Shengen

Ministri i punëve të brendshme, Atanas Illkov, e vlerësoi si serioze mbështetjen që Bullgaria merr për anëtarësimin e plotë në Shengen. Megjithatë, ai nuk u angazhua për një afat kohor nëse vendi ynë do të pranohet nga toka në Shengen deri në fund..

botuar më 24-10-10 6.43.MD

Bujqit morën një pjesë të "ndihmës ukrainase", anulohen protestat

Pas kërcënimit për protesta nga bujqit, paraditen e sotme fermerëve iu paguan përmes Fondit Shtetëror “Bujqësia” nën të ashtuquajturën “ndihma ukrainase”, 200 milionë leva. Pjesa e mbetur prej 130 milionë leva do të jepet deri në fund të nëntorit të..

botuar më 24-10-10 6.01.MD