Rreth 200 persona u mblodhën para ndërtesës së Komunës Metropolitane në një protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryetares së komunës Jordanka Fandëkova, njoftoi reporterja jonë Nadezhda Nikollova. Pjesëmarrësit shpallen kundër riparimeve jo cilësore në kryeqytet, ndërtimit të tepruar, ajrit të pistë dhe praktikave korruptive përmes të cilave “qyteti po shkatërrohet”. Organizator është organizata civile “Shpëto Sofjen”. “Është koha për të hequr qafe riparimin e riparimeve, projektet e vonuara, jocilësore dhe vjedhjet dhe shpenzimet e egra të burimeve publike, pa qëllim, në mënyrë që thesari i kryeqytetit të jetë bankomat personal i pushtetarëve”, tha Stefan Spasov nga “Shpëto Sofjen”.
Para protestës partia “Vëzrazhdane” zhvilloi aksionin e saj në mbështetje të administratës së Sofjes.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..