Opsioni më i mirë për monedhat euro bullgare është të kemi një konkurs në të cilin do të mund të zgjedhim se çfarë të jetë simboli në to, tha zëvendëskryeministri nga qeveria e përkohshme Atanas Pekanov në lidhje me planet për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë në vitin 2024. Sipas ministrit, në monedhat duhet të vendoset një simbol bullgar, për të cilin jemi krenarë.
Ekonomia po përballet me një pasiguri të madhe, ndër arsyet për këtë janë lufta në Ukrainë, inflacioni i lartë, si dhe ngadalësimi ekonomik në Kinë, që ndikon në zhvillimin e ekonomisë globale, paralajmëroi zëvendëskryeministri. Pekanov pret që paratë nga BE-ja në këstin e parë të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të arrijnë së shpejti, pas vendimit përkatës të Komisionit Evropian.Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..