Më 13 tetor 14 vende të NATO-s nënshkruan një deklaratë për furnizimin e përbashkët të sistemeve të mbrojtjes ajrore, raportoi REUTERS. Aleatët bien dakord të blejnë së bashku sistemet e raketave Patriot dhe Arrow 3, të prodhuara nga Boeing dhe Israel Aerospace Industries. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e NATO-s në Bruksel. Deklarata e quajtur "Iniciativa Evropiane e Mbrojtjes Ajrore" u nënshkrua nga Gjermania, Britania e Madhe, Sllovakia, Norvegjia, Letonia, Hungaria, Bullgaria, Belgjika, Republika Çeke, Finlanda, Lituania, Holanda, Rumania dhe Sllovenia.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha se ata nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar, por besojnë se "Arrow 3 do të ishte sistemi i duhur i mbrojtjes ajrore."Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për gazetarët në fshatin Dren, komuna e Radomirit, ku mori pjesë në shënimin e 35-vjetorit të krijimit të..
Shteti, të gjithë qytetarët bullgarë dhe biznesi janë të siguruar me karburant. Nuk priten asnjë lloj problemi me furnizimin me karburant në Bullgari, si për naftën, ashtu edhe për benzinën dhe propan-butanin. Këtë e konfirmoi në një konferencë për..
Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për Bullgarinë si rezultat i sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit. Kjo u deklarua nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave pas..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..