Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dëshiron të blejë sisteme perëndimore të mbrojtjes ajrore

Foto: nato.int

Më 13 tetor 14 vende të NATO-s nënshkruan një deklaratë për furnizimin e përbashkët të sistemeve të mbrojtjes ajrore, raportoi REUTERS. Aleatët bien dakord të blejnë së bashku sistemet e raketave Patriot dhe Arrow 3, të prodhuara nga Boeing dhe Israel Aerospace Industries. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e NATO-s në Bruksel. Deklarata e quajtur "Iniciativa Evropiane e Mbrojtjes Ajrore" u nënshkrua nga Gjermania, Britania e Madhe, Sllovakia, Norvegjia, Letonia, Hungaria, Bullgaria, Belgjika, Republika Çeke, Finlanda, Lituania, Holanda, Rumania dhe Sllovenia.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha se ata nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar, por besojnë se "Arrow 3 do të ishte sistemi i duhur i mbrojtjes ajrore."


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..

botuar më 24-05-31 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..

botuar më 24-05-31 7.20.MD