Një valë e re ukrainase po shkon në vendpushimin e Detit të Zi, Sllënçev Brjag. Kjo u bë e ditur nga hotelierët vendas. Ata presin qartësi nga shteti nëse programi sipas të cilit refugjatët ukrainas po qëndrojnë aktualisht në bazat e tyre do të zgjatet pas 1 nëntorit, njoftoi korrespondentja jonë Petja Janakieva nga Burgas. “Në sfondin e situatës së komplikuar në Ukrainë, shumë refugjatë ukrainas po mbërrijnë, autobusë të tërë po shkojnë në Sllënçev Brjag. Kjo valë e dytë është e njerëzve jashtëzakonisht në nevojë nga rajoni Zaporozhie, nga Kievi”, tha hotelierja Elena Andonova.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..