Nga jetëshkrimi i Shën së Premtes dimë se ajo lindi në shekullin e XI-të në qytetin Epivat, në Detin e Mermertë, jo shumë larg Kostandinopojës, në një familje të pasur bullgarësh. Ajo bëri një jetë të devotshme, duke ndjekur urdhrin e Krishtit për dashuri dhe mëshirë për ata që kanë nevojë. Pas vdekjes së saj lipsanet e saj u bënë simbol i luftës për të ruajtur krishterimin nga asimilimi i Islamit. Në vitin 1238 Car Ivan Asen II transferoi lipsanet e shenjtores në Tërnovgrad, ku u mbajtën për gati dy shekuj deri në marrjen e kryeqytetit tonë të lashtë nga osmanët. Pas shekujsh bredhjeje, në vitin 1641 lipsanet e Shenjtores Parashqevia u vendosën në katedralen në Jash (Rumani Veriore), ku sot tërheqin pelegrinë nga e gjithë bota.
Ekzistojnë legjenda dhe gojëdhëna të panumërta për fuqitë e mrekullueshme shëruese të Shën së Premtes, i konsideruar si shenjtore mbrojtëse e lindjes dhe pjellorisë si te njerëzit ashtu edhe te kafshët. Prandaj, në kalendarin popullor, Dita e Shën së Premtes konsiderohet fundi i verës dhe i vjeshtës, dhe i ciklit aktiv të punës bujqësore.
Në këtë ditë bëhen flijime familjare dhe brumosen bukë rituale dhe më e madhja prej tyre mban emrin e shenjtores. Buka dhe shtëpia spërkaten me ujë të shenjtë dhe e gjithë shtëpia i përkulet tri herë bukës.
Në qytetin Trën të Bullgarisë Perëndimore ndodhet e vetmja kisha shpellore në Bullgari, e cila i kushtohet Shën Parashqevisë.
Për nder të saj, më 14 tetor kur bie festa e shenjtores, gratë gatuajnë një pite të veçantë, të cilën e çojnë në shpellën ku, sipas besimit vendas, jetonte shenjtorja. Aty është ruajtur një gur i madh në formën e një buke të rrumbullakët dhe çdo vit më 14 tetor prifti kryen shërbimin e shenjtërimit të ujit, bekon bukën e sjellë dhe ua shpërndan për shëndet të gjithë të pranishmëve. Uji që depërton nëpër shkëmbinj në kishën e shpellës mblidhet në ena të posaçme sepse sipas besimtarëve ndihmon në shërimin e sëmundjeve.
Të shumta janë tempuj të vendosur në disa nga këndet më të bukura dhe mistike të Bullgarisë, kushtuar Shën Petka Bëllgarska. Dhe kisha më e famshme që mban emrin e shenjtores është në zemër të Sofjes. Hollësi interesante për të do të mësoni nga materiali “Tempulli “Shën Petka e Vjetër” – mbrojtësi shekullor i krishterimit” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES-arkiv, tran.egov.bgA ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..