Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, lëshoi një kërcënim të paprecedentë kundër Rusisë në rast se ajo përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, raportoi AFP.
“Një sulm bërthamor në Ukrainë do të shkaktonte një sulm hakmarrës – jo bërthamor, por aq i fuqishëm sa ushtria ruse do të shkatërrohej”, tha Borrell në hapjen e një akademie diplomatike në Bruksel. Komisioneri evropian theksoi se presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të bëjë bllof dhe se duhet të jetë e qartë se as BE-ja dhe NATO-ja nuk po bëjnë bllof.
Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se një përdorim i mundshëm i armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë do të kishte pasoja të rënda. Kremlini ka autorizuar evakuimin e popullatës civile në rajonin e Hersonit. Civilët që dëshirojnë të shkojnë në rajone të tjera të vendit do të mund ta bëjnë këtë, tha zëvendëskryeministri Marat Husnulin. Formalisht, kjo po bëhet me kërkesë të Vladimir Saldo, guvernatorit të rajonit të emëruar nga pushtuesit, raportoi kanali i parë i televizionit shtetëror rus.
Sipas ekspertëve ushtarakë ukrainas, evakuimi konfirmon të dhënat e inteligjencës se në rajonin e Hersonit njësitë ruse mbrojtëse po përgatiten për luftime të rënda urbane, raporton agjencia UNIAN.Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja e BNR-së, Sillvia Velikova. Pritet që të premten t’i dorëzohen materialet e çështjes, gjë që tregon..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, në lidhje me përgatitjen e projektbuxhetit për vitin 2026. “Nuk e di kush thotë se “rregulli..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Këtë e deklaroi ministri i drejtësisë, Georgi Georgiev, për BNT...
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë..
Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri..