2818 raste të kafshëve të egra të dëmtuara u regjistruan nga inspektimet në Bullgari gjatë pesë viteve të fundit, mësojmë nga studimi i parë i këtij lloji për shkallën e shkeljeve ndaj kafshëve të egra në vendin tonë, i përgatitur nga WWF në bazë të informacionit zyrtar nga institucionet përkatëse.
Më shpesh këta janë zogjtë (2089), të ndjekur nga gjitarët (307) dhe zvarranikët (244). Gjuetia pa leje e dhive të egra po bëhet një kërcënim për ruajtjen e specieve dhe mijëra zogj po bien viktimë e ndërhyrjes njerëzore, njoftojnë me shqetësim ambientalistët. Ekzistojnë gjithashtu të dhëna për ekzemplarë të vrarë të specieve të mbrojtura të ariut të murrmë.
“Arinjtë e murrmë janë gjithnjë e më të prirë të ndryshojnë shtrirjen e tyre territoriale për shkak të ndikimit negativ njerëzor. Qasja e lehtë në burimet e ushqimit për shkak të depozitimit jo të duhur të mbetjeve në fshatra është tërheqëse për ta. Pasi afrojnë një zone të populluar, arinjtë klasifikohen si “problem”. Kjo rrit potencialin për konflikt mes njerëzve dhe arinjve, si dhe rrezikun e gjuetisë pa leje”, tha për BNR Vidin Veselina Kavrëkova, drejtoreshë ekzekutive e WWF Bullgari.
Nuk është më pak shqetësuese situata me dinozaurët e Danubit,blinjtë, të cilat gjithashtu janë të rrezikuar në mënyrë kritike. Duke mbijetuar për 200 milionë vitet e fundit, sot ata përballen me një sërë kërcënimesh, si gjuetia pa leje për tregtinë e paligjshme të mishit dhe havjarit, ndërtimi i impianteve ujore që bllokojnë migrimin e tyre, nxjerrja e rërës dhe zhavorrit nga shtrati i lumit, gjë që çon në shkatërrimin e vendeve të vezëve të tyre. Në planin afatgjatë, e gjithë kjo mund të çojë në zhdukjen e popullatave të fundit të blinjve me rritje natyrale në Evropë, paralajmëroi WWF dhe nisi fushatën "Shtëpi e përbashkët. E ardhmja e përbashkët” për mbrojtjen e kafshëve të egra në vendin tonë.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: wwf.bg
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..
57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë kundër kësaj ideje. Miratimi është më i ulët se mesatarja tek më të rinjtë dhe më i lartë tek..
Gati 40 vjet më parë, bashkësitë e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u përqendruan në disa qytete. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe me rritjen e diasporës bullgare, bashkësitë tona kishtare filluan të..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi..
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër,..