Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot nderojmë Shën Zllata Mëglenskën – mbrojtësen e grave bullgare jashtë vendit

Shën Zllata Mëglenska
Foto: kmeta.bg

Kisha Ortodokse Bullgare nderon sot shenjtoren bullgare Zllata Mëglenska, e cila jetoi në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të. Babai i Zllata Mëglenskës, ka qenë një fshatar i thjeshtë. Sipas legjendës, ajo ka pasur një bukuri të jashtëzakonshme fizike dhe shpirtërore. Zllata Mëglenska është shquar edhe për devotshmërinë, përulësinë dhe zemrën e saj të pastër.

Legjenda për jetën e saj tregon se vajza është rrëmbyer nga një turk i ri i cili i ka kërkuar që të heqë dorë nga besimi dhe të martohet me të. Besnike ndaj Zotit, ajo ka vdekur pas torturave të gjata.

Shën Zllata Mëglenska konsiderohet si mbrojtëse e grave bullgare jashtë vendit. Në disa prej ikonave ajo është paraqitur e veshur me kostume popullore.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kodra Çareveci përgatitet për dy versione të shfaqjes “Zë dhe Dritë” në të njëjtën ditë

Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Zë dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës komunale...

botuar më 25-11-13 5.05.PD

Një studim i ri hedh dritë mbi jetën kishtare të bullgarëve në Besarabi

Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i shenjtërimit të kishës katedrale “Shpërfytyrimi i Zotit” në qytetin Bolgrad në Ukrainë. Në këtë datë, në..

botuar më 25-11-10 6.10.PD

Politikanë, diplomatë dhe ushtarakë – heronjtë e një muzeu të ri në Sofje

"Për mua periudha nga Çlirimi deri në vitin 1944 është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e vlefshme, sepse mendoj se atëherë Bullgaria ka qenë në rrugën e drejtë të zhvillimit të saj. Ka pasur shumë personalitete me virtyte dhe vlera të jashtëzakonshme,..

botuar më 25-11-02 8.00.PD