Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Plevneliev: Ne do të mbrojmë një Bullgari të fortë në BE dhe NATO

Rosen Plevneliev (djathtas) dhe Sollomon Pasi
Foto: BGNES

"Partitë euro-atlantike kanë një shumicë kushtetuese në Legjislaturën e 48-të Kuvendit Popullor, por janë kundërshtuar njëra tjetrës. Megjithatë ne do të vazhdojmë të luftojmë për një Bullgari të fortë në BE dhe NATO". Kështu deklaroi ish-presidenti Rosen Plevneliev, i cili së bashku me ish-ministrin e jashtëm Sollomon Pasi, ​​ishin pjesë e grupit të kontaktit të formuar nga GERB, për të zhvilluar negociata me forcat parlamentare në kërkim të mundësive për formimin e qeverisë me mandatin e parë. Pas takimit të sotëm me DPS-në, konsultimet përfunduan. Të shtunën, Pasi dhe Plevneliev u takuan me GERB-SDS dhe "Ngritja Bullgare". "BSP për Bullgarinë", "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe "Bullgaria Demokratike" refuzuan të marrin pjesë në bisedime, megjithëse me ta u zhvilluan bisedime joformale. Vetëm me “Vëzrazhdane” nuk ka pasur komunikim.

Ditën е martë grupi i kontaktit pritet t'i dorëzojë kryetarit të Kuvendit, Vezhdi Rashidov, tekstin përfundimtar të një deklarate, ku tregohen prioritetet mbi të cilat janë gjetur pikat e kryqëzimit për programin e kabinetit të ardhshëm.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD

Shoqata Bullgare e Teknologjive të Informacionit mbushi 30 vjeç

Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte. Duke folur për BTA, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Irina Radoeva vuri në dukje se..

botuar më 25-10-14 5.55.MD