Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

DPS është për krijimin e një mazhorance ideologjikisht homogjene euroatlantike

Jordan Conev
Foto: BGNES

DPS qëndron pas idesë për të kërkuar mundësi për të krijuar një shumicë ideologjikisht homogjene euroatlantike. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i DPS-së dhe i Kuvendit Popullor, Jordan Conev, pas takimit me grupin e kontaktit, të formuar nga GERB, për krijimin e qeverisë.

Qëndrimi ynë është se zgjidhja e problemeve të popullit kalon përmes zgjidhjes së krizës politike, ndërsa zgjidhja e krizës politike kalon përmes formimit të shumicës dhe qeverisë. Ne mendojmë se kjo shumicë duhet të jetë euroatlantike, sepse aty janë mjetet me të cilat ne mund t'i zgjidhim problemet e sigurisë dhe ekonomisë", tha Conev. Ai po ashtu tha se po të mos formohet një shumicë e qëndrueshme e cila të marrë përgjegjësi për politikat në buxhet, nuk duhet të miratohet buxhet, sepse në këtë mënyrë do të cenohet stabiliteti financiar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD