619 janë të sapo infektuarit me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 46 krahasuar me një ditë më parë. 58% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 11.5% e 5360 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u rrit me 12 në 9891. 100 të infektuar u shtruan në spitale. 68 prej të pranuarve nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit u rritën me 13 në 710. Janë 56 të infektuar në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 vdekje me COVID-19. Pesë nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Të mërkurën u shëruan 601 veta. Janë vendosur 1254 vaksina.
Autoritetet shëndetësore zgjatën deri më 2 nëntor kërkesën për mbajtjen e maskave mbrojtëse në objektet e kujdesit mjekësor dhe social.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..