Bullgaria është shtet sovran dhe zbaton vendimet e parlamentit, kështu ministri në detyrë i mbrojtjes Dimitër Stojanov komentoi fjalët e kolegut të tij letonez Artis Pabriks, se refuzimi i Sofjes për dërgimin e armëve në Ukrainë kufizohet me tradhti.
“Ka një vendim të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor se çfarë ndihme duhet dhënë, ndaj ne ndjekim me përpikëri atë që e ka vendosur parlamenti. Unë nuk e kam zakon të kritikoj politikanët e huaj, por do të them se Bullgaria është një republikë sovrane dhe vendimet i merr vetë brenda vendit, jo nga ndonjë kryeqytet baltik apo gjetkë”, tha ministri gjatë ceremonisë së diplomimit të klasës së re në Akademinë Ushtarake.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..