Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijë mblodhën para për një respirator neonatal për spitalin në Silistra

Foto: BNR, Shumen

Një respirator neonatal me vlerë 36 000 leva (18 410 euro) mori Departamenti i Neonatologjisë në spitalin rajonal në qytetin danubian Silistra. Pajisjet u blenë me qindarka të vogla të mbledhura nga fëmijët bullgarë për fushatën e bamirësisë “Qindarka të verdha - fëmijët ndihmojnë fëmijë”. Iniciativa bamirëse nisi në vitin 2008 dhe në kuadër të saj deri më tani u blenë pajisje për pavijonet e fëmijëve të 18 spitaleve në 16 qytete të Bullgarisë, me vlerë mbi gjysmë milioni leva (çerek milion euro).





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Investimet në njerëz dhe partneritetin janë çelësi për të ardhmen

Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..

botuar më 24-11-22 11.06.PD
Ilva Johansson

Komisionerja evropiane Ylva Johansson është optimiste për pranimin e shpejtë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen dhe në rrugë tokësore.

Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..

botuar më 24-11-22 10.39.PD

Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë për kërkesën e Rumen Radevit për heqjen e disa amendamenteve të Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..

botuar më 24-11-22 9.03.PD