Nënpresidentja Ilijana Jotova vendosi një kurorë para monumentit të patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov në Zagreb. Ajo mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të 30 trëndafilave nga Ambasada e Bullgarisë për qytetin e Zagrebit me rastin e përvjetorit të 30-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe drejtori i shkollës bullgare të së dielës në Zagreb, patron i së cilës është Ivan Vazov.
“Në vigjilje të 1 Nëntorit - Ditës së Iluministëve Bullgarë, që është një festë e madhe bullgare, nuk ka gjë më mirë se ta shënojmë para një monumenti të tillë”, tha kryetari i Zagrebit, Tomisllav Tomasheviç, i cili vendosi gjithashtu një kurorë para monumentit të Vazovit, njoftoi BTA.
Pak më vonë nënpresidentja Ilijana Jotova vizitoi Universitetin e Zagrebit, ku u takua me studentët e Departamentit të Gjuhës Bullgare. Udhëheqja e Universitetit të Zagrebit kërkoi më shumë mësues të gjuhës bullgare. Nënpresidentja Jotova i dhuroi Universitetit të Zagrebit libra të autorëve bullgarë.
Bullgaria do të mbështetet te përvoja e Kroacisë në anëtarësimin në eurozonëBullgaria, Greqia dhe Rumania janë gati me një memorandum për bashkëpunim në projekte të reja transporti, deklaroi komisioneri evropian grek për transport dhe turizëm, Apostolos Xixikostas. Ai theksoi se në nëntor, në Bruksel, do të nënshkruhet një..
Zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, deklaroi se Moska nuk ka zhvilluar bisedime për fluturimin e mundshëm të avionit presidencial të Vlladimir Putinit mbi Poloninë, Rumaninë dhe Bullgarinë drejt Budapestit. “Është ende herët për..
Spiunë rusë dhe grupe humanitare ekstremisht të majta po bashkëpunojnë me trafikantët e qenieve njerëzore për të përmbytur Evropën me emigrantë të paligjshëm, shkruan gazeta “The Times”, duke cituar ministrin e brendshëm bullgar Daniell Mitov. Ai tha..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës..