Një marrëveshje gazi midis Bullgarisë dhe Moldavisë u nënshkrua në Kishinau në prani të presidentëve të të dy vendeve, Rumen Radev dhe Maja Sandu, njoftoi reporterja e BNR Cvetelina Stojanova. Radev po viziton kryeqytetin e Moldavisë në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Palët në marrëveshjen, e cila do të sigurojë furnizimin e gazit përmes rrjetit të transmetimit të gazit të Bullgarisë në Moldavi, janë “Bulgartransgaz” dhe “Energocom” moldavian. “Me këtë, ne do të jemi në gjendje të diversifikojmë burimet tona të gazit natyror dhe të lidhim rrjetin kombëtar të transportit të gazit me sisteme të tjera”, tha Sandu.
Presidenti i Moldavisë theksoi gjithashtu se të dy vendet janë të lidhura prej shekujsh përmes historisë dhe kulturës. Ajo kujtoi se për rreth 200 vjet Moldavia është atdheu i një diaspore të madhe bullgare.
Presidenti Rumen Radev po viziton MoldavinëNënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..