Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut u gjobit nga UEFA me 14 500 euro për shkak të sjelljes së tifozëve të kombëtares gjatë ndeshjes me Bullgarinë në turneun e Ligës së Kombeve në Shkup.
Para fillimit të ndeshjes, himni kombëtar bullgar u shoqërua me fishkëllime nga tribuna në stadiumin “Toshe Proeski”, për të cilën Maqedonia e Veriut u gjobit me 10 mijë euro. 4500 të tjera është gjoba për objektet e hedhura nga tifozët vendas.
Futbollisti maqedonas Todor Todoroski, i cili mori karton të kuq për një faull shumë të rëndë ndaj futbollistit bullgar Marin Petkov, u suspendua me një ndeshje.
Bullgaria fitoi 1:0 në Shkup me golin e Kirill Despodov dhe përfundoi e dyta në Grupin C4 me 9 pikë, dy më shumë se Maqedonia e Veriut.
Kombëtarja bullgare e futbollit mundi Maqedoninë e Veriut në një ndeshje të Ligës së KombevePiloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy raundet e fundit të vitit në Katar dhe Abu Dabi. Nikolla Collov do të mbetet në vitin 2026 në Campos..
Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..