Sideritis elica – Elika e Rodopeve, është një specie e re bimore, e cila është zbuluar dhe përshkruar nga Prof. Ina Aneva, kryeasistenti dr. Georgi Bonçev nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe nga Prof. Petër Zhelev nga Universiteti i Pyjeve.
Sideritis elica është një bimë më e ndryshme nga çaji i famshëm Mursal - Sideritis scardica. Kjo u vërtetua jo vetëm morfologjikisht, por edhe nga analizat molekulare dhe gjenetike.
Sideritis elica rritet në Rezervatin e Biosferës "Muri i Kuq", në Rodopet Perëndimore. Përhapja e bimës është e kufizuar, gjë që kërkon marrjen e masave për mbrojtjen e specieve në natyrë. Flora në Bullgari është e studiuar mirë dhe zbulimi i një specie të re bimore është një ngjarje relativisht e rrallë. Lloji u emërua për nder të nënës së Prof. Ina Aneva - Ellka, njoftoi Akademia Bullgare e Shkencave.Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në atë figurativ. Pikërisht kjo ndodhi gjatë konferencës shkencore..
Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti Menaxhues i Programit “Zhvillimi i burimeve njerëzore” pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale,..
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre. Ndër ta është Cenka Genova, me origjinë nga Trojani, e cila..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..