Ditën e marte në mëngjes vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe përgjatë rrjedhjes së lumit Danub do të ketë dukshmëri të kufizuar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell me temperatura maksimale nga 22° deri në 27°, në Sofje 24°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbahet mot me diell. Deri në mesditë vende-vende dukshmëria do të jetë e kufizuar. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 18-21° dhe të ujit detar përafërisht 17°. Lëvizja e detit do të jetë 1-2 ballë.
Në male do të jetë me diell. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 17°, në 2000 m deri në 11°.
Të mërkurën mbetet e ngrohtë me temperatura të panatyrshme të ditës nga 24° deri në 29°.
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..