846 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 725 nga një ditë më parë. 59% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 11.2% e 7539 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 10% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.
Rastet aktive u rritën me 149 në 10 304. 148 të infektuar u shtruan në spitale. 114 prej tyre ose mbi 77% nuk ishin të vaksinuar. Të shtruarit u ulën me 28 në 696. 59 të infektuar mbeten në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 vdekje me COVID-19. 17 nga personat e vdekur nuk ishin imunizuar. Të hënën janë shëruar 677 veta, janë bërë 575 vaksina.
Në mbledhjen e qeverisë së përkohshme, kryeministri Dimitër Gllavçev konfirmoi se qeveria holandeze shprehu pajtim për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen. Ai tha se sipas Akademisë Bullgare të Shkencave, përfitimet nga anëtarësimi i plotë i vendit..
Qeveria e Holandës propozon që mbretëria të pajtohet me pranimin e Bullgarisë në Shengen dhe me rrugë tokësore, mësoi BNR. Kabineti e paraqiti propozimin e tij në parlamentin e vendit, siç kërkohen liegjisëlacioni kombëtar. Deputetët mund ta hedhin..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev u takua me ambasadorët e BE-së dhe diskutoi anëtarësimin e vendit në Eurozonë, njoftoi BNB. Takimi u mbajt në Sofje me ftesë të ambasadorit të Hungarisë Miklosh Borosh në kuadër të..
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet...
Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore do të mund të shpenzojë 1.2 miliardë leva (613.5 milionë euro) më shumë për personat me sigurime shëndetësore vitin..
Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e..