Pushtuesit rusë vazhdojnë evakuimin e detyruar të popullatës civile nga rajoni i Hersonit. 70 000 veta tashmë u evakuuan nga zona me autobus pasi transporti personal është i ndaluar. Sipas analistëve ukrainas, të sapo mobilizuarit do të strehohen në shtëpitë civile në mënyrë që të mbijetojnë dimrin dhe të mos ikin gjatë një kundërofensivë ukrainase në Herson, njofton UNIAN.
Vazhdon presioni i fortë i grupit mercenar “Wagner” kundër Bahmut dhe Avdeevka në rajonin e Doneckut. Për muaj të tërë, ushtria private prej 7000 ushtarësh bën prova të vërtetojë se është më e aftë luftarake se ushtria e rregullt ruse, por deri më tani ajo ka pasur sukses minimal, njofton Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW.
Anijet me flamur turk do të vazhdojnë të eksportojnë grurë ukrainas përmes Detit të Zi, pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB. Këtë ia lajmëroi përmes telefonit ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu kolegu i tij turk Hulusi Akar, raporton faqja turke msb.gov.tr.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..