Në Bullgari ruhet tendenca e uljes së lindshmërisë. Norma totale e lindjeve është 8.5 për 1000 njerëz, e cila mbetet më e ulët se shkalla e BE-së (9.1 për 1000), sipas Raportit Vjetor 2021 për Gjendjen e Shëndetit të Qytetarëve, të miratuar nga qeveria. Në dokument thuhet se shkalla e vdekshmërisë së përgjithshme në vendin tonë gjithashtu është shumë e lartë. Në vitin 2021 ajo është 21.7 për 1000 persona, krahasuar me 18.0 për 1000 në 2020 dhe mesataren e BE-së 11.6 për 1000.
Në të njëjtën kohë, në vitin 2021 ruhet tendenca e uljes së sëmundjeve të kancerit (392.3 për 100 mijë persona për vitin 2021 krahasuar me 399.3 për 100 mijë për vitin 2020). Më e lartë është incidenca e kancerit të organeve të tretjes, kancerit të gjirit tek gratë dhe kancerit të organeve gjenitale femërore. Gjithashtu ulet vdekshmërinë e nënave.
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..