Gjashtëmbëdhjetë punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përgjegjës për ruajtjen e kufirit bullgaro-turk, do të pësojnë masa disiplinore për rastin në Burgas, ku një autobus me emigrantë të paligjshëm goditi një makinë policie dhe shkaktoi vdekjen e dy policëve. Këtë e njoftoi ministri i brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev. Sipas tij, shkeljet e bëra prej tyre mund të përkufizohen si krime. Në mesin e policëve të arrestuar janë drejtori i Drejtorisë Rajonale “Policia Kufitare” në Burgas, si dhe shefat e Reparteve të Policisë Kufitare në Burgas dhe Mallko Tarnovo. Të gjithë punonjësit e akuzuar tashmë u larguan nga pozitat e tyre dhe raporti i kontrollit të kryer i është dorëzuar prokurorisë.
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..
Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..