Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Lidhja midis vendeve të Ballkanit Perëndimor është në rritje

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Ana Brnabiq e Serbisë, Dimitar Kovaçevski i Maqedonisë, Dritan Abazoviç i Malit të Zi, Edi Rama i Shqipërisë, Zoran Tegeltia i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Albin Kurti i Kosovës nënshkruan tre marrëveshje mobiliteti në samitin e Procesit të Berlinit. Dokumentet lejojnë udhëtimin në rajon me letërnjoftim, njohje reciproke të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.
“Kjo do të mundësojë zhvillimin e një tregu të përbashkët rajonal dhe afrimin e më shumë se 17 milionë qytetarëve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Albin Kurti në Twitter. Në takim morën pjesë kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët njoftuan se BE do të japë 1 miliard euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor për të kapërcyer krizën energjetike.

Mosmarrëveshje në Ankara për gatishmërinë e Suedisë dhe Finlandës për NATO-n

Është koha që Finlanda dhe Suedia të pranohen në NATO, pasi prej kohësh kanë përmbushur kërkesat e Turqisë. Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Turqi, pas takimit me ministrin e jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, transmeton BTA. Megjithatë, sipas Turqisë, të dy vendet nuk i kanë përmbushur kushtet e vendosura për t'u bashkuar. Erdogan ka akuzuar Finlandën dhe Suedinë se strehojnë luftëtarët kurdë që Ankaraja i konsideron "terroristë" dhe se nuk i kanë dorëzuar Turqisë asnjë nga njerëzit që ajo dëshiron të ekstradohen.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Anëtarësimi në aleancë kërkon mbështetje unanime nga të gjithë anëtarët e NATO-s, përfshirë Turqinë, e cila po bllokon procesin. Kjo ishte arsyeja e vizitës së Stoltenberg. Për të kapërcyer rezistencën e Turqisë, për bisedime në Ankara më 8 nëntor do të mbërrijë edhe kryeministri suedez Ulf Kristerson.

Kroacia po numëron ditët derisa të hyjë në Shengen

Së shpejti Kroacia do të bëhet një nga 15 vendet që janë njëkohësisht anëtare të BE-së, NATO-s, Eurozonës dhe Shengenit. Kështu ka shkruar në Twitter kryeministri i vendit Andrej Plenkoviç. “Për më pak se 60 ditë, Kroacia do të bëhet anëtare e Shengenit dhe e Eurozonës. Kështu do të përfundojmë proceset kryesore reformuese dhe do të arrijmë objektivat tona strategjike, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për investimet e reja dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë”, theksoi kryeministri.
Këshilli i BE-së propozoi që nga 1 janari 2023 të hiqet kontrolli kufitar në kufijtë tokësorë dhe detarë të Kroacisë me vendet e zonës Shengen, ndërsa në aeroporte, për arsye teknike, të hiqet nga 26 marsi. Vendimin përfundimtar për hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen do ta marrin anëtarët e BE-së që janë pjesë e Shengenit në një takim në dhjetor, kujton BTA.

Greqia është gati të vazhdojë ndihmën ushtarake për Kievin

Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou u takua në Ukrainë me Presidentin Volodimir Zelenski. Ajo deklaroi se Greqia është e gatshme të vazhdojë ndihmën ushtarake për Kievin, si dhe të marrë pjesë në rindërtimin pas luftës, raportoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Në delegacionin grek është edhe ministri i mbrojtjes, pasi një nga temat kryesore të vizitës është ndihma ushtarake nga pala greke. Zelenski falënderoi për dërgesën e parë të marrë me 20 tanke të prodhimit rus nga forcat tokësore të Greqisë. Sakellaropoulou i theksoi presidentit ukrainas: “Greqia qëndron që nga fillimi pa rezerva pranë jush në përpjekjet tuaja për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin kombëtar të vendit tuaj dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Në fund të nëntorit, Beogradi bëhet kryeqyteti i lojërave

Beogradi po përgatitet për festivalin më të madh të lojërave dhe kulturës pop në rajon GAMES.CON, i cili do të mbahet për herë të shtatë nga 25 deri më 27 nëntor, transmeton “Danas”. Ngjarja do të bashkojë të gjithë industrinë moderne të argëtimit dhe do t'u ofrojë vizitorëve një gamë të gjerë lojërash dhe kuize, filma, komike dhe kultura të tjera pop. Adhuruesit e lojërave video do të njohin më të rejat në industrinë e lojërave, do të provojnë lojërat më të fundit dhe do të testojnë aftësitë e tyre në turne të ndryshëm të sporteve elektronike.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: EPA/BGNES, reuters.com, schengenvisainfo.com, president.gov.ua, danas.rs


Më shumë nga rubrika

Hristijan Mickovski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mickovski ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka marrë mandatin deri më 24 qershor për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë së..

botuar më 24-06-07 7.30.MD

Fushata për zgjedhjet evropiane mbeti nën hijen e zgjedhjeve të radhës të parakohshme parlamentare në Bullgari

Të dielën, më 9 qershor, Bullgaria zgjedh përbërjen e Asamblesë së 50-të Kombëtare. Këto janë zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare me radhë brenda dy vitesh e gjysmë , por këtë herë ato përkojnë edhe me zgjedhjen e Parlamentit të ri Evropian..

botuar më 24-06-06 7.30.PD
Dobromir Zhivkov

48.3% duan të votojnë për parlamentin kombëtar dhe 47.4% për Parlamentin Evropian

290 mijë bullgarë që duan të votojnë më 9 qershor nuk kanë vendosur ende se për kë. Ky është 10% e atyre që deklarojnë se do të shkojnë për të votuar, tha për bTV Dobromir Zhivkov nga “Market Links”. Sipas sondazhit të agjencisë, formacionet politike..

botuar më 24-06-05 11.27.PD