Zhvillimi i bujqësisë vendase është i lidhur ngushtë me punën e specialistëve shkencorë që ndihmojnë fermerët. Me rastin e shënimit të 70 vjetorit të themelimit të Institutit të Frutikulturës në Plovdiv, zëvendësministri i bujqësisë Todor Xhikov theksoi se komuniteti shkencor bullgar ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e frutikulturës në Evropë.
Ai theksoi se Ministria e Bujqësisë mbështet punën e Institutit të Frutikulturës dhe shprehu shpresën se edhe në të ardhmen bashkëpunimi i suksesshëm do të vazhdojë për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë. Sipas Xhikovit, një nga problemet e vendit tonë është shpopullimi në zonat rurale, malore dhe gjysmë malore, të cilat përbëjnë 44% të territorit të vendit.
“Bujqësia në veçanti mund të zvogëlojë shkallën e shpopullimit, madje të krijojë një prirje të kundërt drejt kthimit të njerëzve në këto zona”, shpjegoi zëvendësministri Todor Xhikov.
Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të ujitjes “Trakiec” pranë fshatit Konush. Rinovimi rrit zonat që ujiten në rajonin e Haskovos me mbi..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme; në disa zona, moti do të jetë kryesisht me diell . Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..