Pak ditë më parë në Sofje u zhvillua një koncert i bukur me pjesëmarrjen e aktorëve të dashur bullgarë, të cilët performuan këngë të krijuara posaçërisht për ta. Autori dhe producenti i projektit të quajtur "Artistët që këndojnë" është Igor Markovski. Pas shfaqjeve të suksesshme në Burgas dhe Plovdiv, siç pritej, të pranishmit mbushën sallën nr. 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës më 1 Nëntor - Ditën e Iluministëve të Popullit. Në program u prezantuan veprat e bukura të një numri kompozitorësh të njohur, duke përfshirë këngët e Biljana Angellovës, e cila tradicionalisht kompozon edhe muzikën, edhe shkruan tekstin.
Tani ju ofrojmë këngën e saj origjinale "Pse?" interpretuar nga Kojna Ruseva. Kjo ështëparaqitja e parë solo e aktores në zhanër, pas duetit të saj me Miron. Përveç kësaj kënga është mjaft e vështirë për t'u realizuar. Siç tha Biljana Angellova për Radio Bullgarinë, “Pse?” u konceptua në vitin 2019. Më pas Emill Bojazhiev filloi ta bënte orkestrimin. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë në fillim të vitit tjetër dhe me orkestrimin u angazhua Georgi Cvetkov. Regjisorët e klipit janë Vasill Stefanov dhe Stefka Nikollova, skenaristi është Igor Markovski. Në video mori pjesë edhe violinisti i ri i talentuar Kai Orlinov.
Si të gjitha këngët e Biljanës, “Pse?” është një rrëfim shumë personal, i rikrijuar me muzikë të bukur dhe tekst plot metafora.
Kënga është në renditjen Top 20 të BNR për javën e radhës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..