Nënvarianti i ri Omikron nuk është më i rëndë, nuk shkakton më shumë vdekshmëri, por është gjenetikisht i ndryshëm nga nënvariantet e tjera dhe vaksinat nuk e ndikojnë. Këtë e shpjegoi për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) virologu Prof. Todor Kantarxhiev. Ai shtoi se pak ditë më parë në vend u zbulua nënvarianti BQ.1 i Omikron, i cili filloi të dominojë në disa vende të Evropës. Pritshmëritë e virologut janë që pas Vitit të Ri BQ.1 i Omikronit të dominojë edhe në Bullgari, por Kantarxhiev nuk mendon se kjo do të sjellë një rritje serioze të rasteve me Covid-19.
Sipas prof. Kantarxhiev, vala e rëndë e gripit në Bullgari këtë sezon do të jetë vonë dhe do të jetë në muajin mars, kur do të dominojë lloji i gripit A.
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati për të gjitha proceset që lidhen me konvertimin e monedhës dhe shpërndarjen e kartëmonedhave euro...
Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..
Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..