Komisioni Evropian /KE/ miratoi dhënien e 1.37 miliardë euro grante sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të Bullgarisë. Paratë pritet të hyjnë në buxhet në fillim të dhjetorit. Në fakt, shpenzimet do të realizohen në vitin 2023 dhe kjo do të sjellë një buxhet rekord në përputhje me financimin evropian për vitin e ardhshëm.
Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
“Sot kam kënaqësinë të përgëzoj Bullgarinë për përparimin e arritur në zbatimin e programit ambicioz në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Bullgaria ka miratuar reforma të rëndësishme në kuadrin rregullator për luftimin e pastrimit të parave të pista, ka përmirësuar mbulimin e të ardhurave minimale dhe ofrimin e shërbimeve sociale”, theksoi Von der Leyen në deklaratën e saj.Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..