Iniciativa e Evropës Qendrore konfirmoi mbështetjen e vendeve pjesëmarrëse për zgjerimin e BE-së. Kjo ndodhi në një takim dyditor në Sofje, të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Nikollaj Millkov. Fokusi kryesor i takimit ishte lufta e Rusisë në Ukrainë. Millkov theksoi dëshirën e vendeve të iniciativës për të punuar “të bashkuar dhe në koordinim” për tejkalimin e pasojave të luftës dhe ndikimin e tyre në të gjithë rajonin.
Bullgaria i dorëzon Moldavisë presidencën e rotacionit të Iniciativës së Evropës Qendrore nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Si kandidat anëtar për anëtarësim në BE, gjatë presidencës së saj, Moldavia do t’i përqendrojë përpjekjet e saj në integrimin evropian të rajonit, deklaroi sekretari shtetëror i Moldavisë Vlladimir Kuk.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..