Kalimi drejt neutralitetit klimatik duhet të jetë i menduar mirë, i qetë, i drejtë nga pikëpamja sociale dhe ekonomike, në mënyrë që të rrisë mirëqenien e njerëzve, jo ta zvogëlojë atë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Egjipt, ku merr pjesë në Konferencën e 27-të të palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për ndryshimet klimatike.
Radev theksoi se vendi ynë riktheu ndikimin e tij në rajon me vënien në punë të lidhjes së gazit Greqi-Bullgari, por ka dhe duhet të përdorë potencialin e tij jo vetëm për transferimin e burimeve të energjisë. Sipas tij, vendi ynë mund të bëhet lider rajonal në prodhimin e energjisë të së ardhmes - hidrogjenit të gjelbër. “Duhet të punojmë shumë me partnerët tanë që Bullgaria të mos jetë vetëm një territor përmes të cilit transferohen burimet energjetike. Ne mund të jemi një vend që prodhon energjinë e së ardhmes. I kemi të gjitha parakushtet si burimet natyrore ashtu edhe potencialin shkencor”, theksoi presidenti.
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..