Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U vra një polic kufitar gjatë një përleshjeje në afërsi të fshatit Goljam Dervent

Ivan Dmerxhiev inspekton kufirin bullgaro-turk
Foto: BGNES

Një nëpunës i “Policisë Kufitare” humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri gjatë patrullimit në kufirin me Turqinë në zonën e fshatit Goljam Dervent, i cili është afër pikës kufitare Lesovo – Hamzabejli. Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:35, në patrullë kishte një oficer i Policisë Kufitare dhe një ushtarak.

Ministria e Brendshme njoftoi për BNR se në brazdën kufitare u zhvillua një takim me autoritetet turke për rastin, pasi supozohet se kryesi ishte në territorin e Turqisë. Muajt ​​e fundit vërehen shumë emigrantë në Goljam Dervent, fluksi është rritur, për këtë arsye u forcuan edhe ekipet e patrullimit në zonë, sqaroi kryetari i fshatit, Ivan Fransëzov.

Para BNR Valentin Popov, kryetar i Federatës Sindikale të Punonjësve të Policisë bëri thirrje për një numër të mjaftueshëm nëpunësish të rinj të trajnuar posaçërisht të fillojnë punë në seksionet e rrezikuara të kufirit dhe t’i jepet fund praktikës së dërgimit  të oficerëve përgjatë kufirit nga brendësia e vendit.

Ministri i Punëve të Brendshme Ivan Demerxhiev anuloi shënimin zyrtare të festës së policisë kombëtare, e cila bie në ditën e Kryeengjëllit Mihaill – 8 nëntorit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje – rreth minus 4°. Para mesditës, prishja më e ndjeshme dhe reduktimi i mbulesës së reve që filloi në perëndim do të vazhdojë në rajonet lindore të vendit. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-05 7.40.MD

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe turistike në Turqi EMITT 25

Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..

botuar më 25-02-05 6.13.MD

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..

botuar më 25-02-05 5.56.MD