Presidenti Rumen Radev e përshkroi vrasjen e një polici kufitar bullgar si të paprecedentë, pasi një oficer bullgar me uniformë u qëllua nga territori i një vendi fqinj. Ai pret që Ministria e Jashtme të thërrasë ambasadorin turk për një shpjegim dhe rasti të hetohet bashkërisht nga të dy vendet.
Grupi që qëlloi patrullën bullgare u tërhoq në brendësi të Turqisë, tha ministri i brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev. “Kolegët turq na siguruan se do të bëjnë gjithçka që është e mundur që këta njerëz të gjenden dhe të sillen para drejtësisë”, tha Demerxhiev.
Gardhi përgjatë kufirit me Turqinë ka vrima dhe nuk është i besueshëm. Na duhet një mur betoni me lartësi 3 metra, tha për bTV ushtruesi i detyrës së ministrit të mbrojtjes Dimitër Stojanov.
Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..