Në komunën e qytetit Ellhovo më 9 nëntor u shpall ditë zie në kujtim të policit 32-vjeçar Petar Bëçvarov, i cili u vra në shkëmbim zjarri në kufi. Inspektorit të ri do t’i jepet pas vdekjes distinktivi i nderit i Ministrisë së Brendshme dhe, me kërkesë të prindërve të tij, do të varroset me uniformën e Policisë Kufitare.
Asnjë forcë shtesë nuk është e dërguar në kufirin me Turqinë që nga incidenti tragjik. Forcat në terren janë të mjaftueshme, tha para BNR krye komisionari Stanimir Stanev, i cili është zëvendës kryesekretar i ministrisë. Dy persona u arrestuan në Turqi për pjesëmarrje në incident. Ata janë shtetas turq, shpjegoi Stanev dhe shtoi se tashmë në Turqi ka ekipe të Prokurorisë bullgare dhe të Ministrisë së Brendshme, të cilat drejtohen nga zëvendësministra.
Historia e re e BE-së nuk mban mend një incident kaq të rëndë kufitar, komentoi për BNR ish-zëvendësministri i punëve të jashtme Milen Keremedçiev.
“Ne kemi bashkëpunim të mirë me autoritetet turke, por synuam të qetësojmë presidentin Rexhep Erdogan që ai të mos i drejtonte flukset e mëdha të emigrantëve drejt Bullgarisë. Më pas pati valë të forta drejt Greqisë, e cila mbylli kufirin e saj. Ne nuk e bëmë këtë dhe vazhdojmë të negociojmë me partnerët tanë turq nga pozita e të qenit më të dobët. Është e qartë se ne mbështetemi në shërbime dhe vende të tjera për të kapur trafikantët e emigrantëve dhe për të ruajtur kufijtë tanë”, tha Keremedçiev.
“Frontex” ndihmon edhe kontrollin kufitar bullgar për momentin, por kjo nuk mjafton. Në muajt e fundit, nuk kishte përgjigje adekuate ndaj një fluksi të rritur dhe të strukturuar migrantësh. Ka mundësi që në të të ketë edhe anëtarë të organizatave terroriste, gjë që e bën edhe më të rrezikshme punën e policisë.
“Duhet të pranojmë se ne nuk mund të merremi vetëm me këtë problem dhe të kërkojmë bashkëpunim më serioz, sepse thyerja e kufirit tonë është thyerje e kufirit të BE-së”, kërkoi Keremedçiev.
Industria bullgare e mbrojtjes ka një potencial të madh, dhe duhet ta inkurajojmë atë, tha për bTV ministri i jashtëm Georg Georgiev. Mendoj se partneriteti strategjik mes BE-së dhe SHBA-së duhet të vazhdojë, vuri në dukje ai, duke shtuar se gjithçka..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria ka normën më të lartë të lindjeve në BE në vitin 2023 me 1.81 lindje të gjalla për grua. Këtë e..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova gjatë një seance dëgjimore në Kuvendin Popullor. Slogani i fushatës është "Uniteti është..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më..