Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk do të blejë më lëndë bërthamore ruse

Foto: Radio Vidin

Të kërkohen alternativa të lëndës bërthamore ruse për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe ai të furnizohet deri në prill 2024, vendosi parlamenti.

Propozimi i GERB-SDS u mbështet nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, “Ngritja bullgare” dhe “Bullgaria Demokratike”.

“Vëzrazhdane” dhe BSP ishin kundër. Vendimi përmbush direktivën e BE-së për diversifikimin e energjisë, thonë importuesit.

Sipas Borisllav Gucanov nga BSP, ky është një vendim politik dhe nuk është i saktë. Ai kërkoi që në Kuvendin Popullor të vijnë përfaqësues të Agjencisë së Rregullimit Bërthamor. Por, kryetari i komisionit të energjetikës, Deljan Dobrev, u përgjigj se komisionit tashmë i janë dhënë përgjigje për shumicën e pyetjeve të bëra në sallën plenare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nikollaj Markov

Kreu i grupit më të vogël parlamentar “Veliçie” nuk u betua si deputet

I dëgjova me shumë vëmendje fjalimet e partive politike. Askush nuk i ka përvetësuar mësimet, komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaratat e para partiake në parlament. “Nuk ka parti përgjegjëse... Vetëm me DPS-në nuk mund të bëjmë koalicion,..

botuar më 24-06-19 11.52.PD

Parlamenti nuk arriti të zgjidhte një kryetar

Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor nuk arriti të zgjidhte një kryetar në fillim të seancës së saj të parë. GERB-SDS propozoi Raja Nazarjan për postin, "Vëzrazhdane" - Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" - Sillvi Kirillov, "Veliçie" - Juliana..

botuar më 24-06-19 11.39.PD
Bojko Borisov

Sipas GERB-SDS, nuk është e mundur të formohet një qeveri e rregullt

Formimi i qeverisë te data e sotme nuk është i mundur, tha lideri i GERB-it Bojko Borisov para deputetëve të zgjedhur nga GERB-SDS. Vlerësimi vjen pasi GERB-SDS zhvilloi konsultime jozyrtare me grupet DPS dhe "Ka një popull të tillë". Partitë dhe..

botuar më 24-06-19 9.24.PD