Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Repartet ruse tërhiqen nga Hersoni

Foto: EPA/BGNES

Rusia nisi tërheqjen e trupave të saj nga qyteti Herson në Ukrainë dhe bregu perëndimor i lumit Dnieper.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin rus, përpara ministrit rus të mbrojtjes, komandanti i ofensivës ruse në Ukrainë, gjenerali Sergej Surovikin, tregoi se është e kotë që ushtarët dhe kapaciteti luftarak i njësive ruse të qëndrojnë në bregun perëndimor dhe se disa prej tyre mund të përdoren në fronte të tjera. Tërheqja u ndërmor si rezultat i avancimit intensiv të forcave të armatosura ukrainase drejt Hersonit. Para kësaj, rreth 100 mijë banorë vendas u evakuuan në bregun lindor të lumit.

Gjenerali rus raportoi gjithashtu se deri më tani më shumë se 115 000 qytetarë të Hersonit u larguan tashmë nga zona e qytetit. Sipas Surovikin, njësitë që tërhiqen nga bregu perëndimor i Dnieper do të zënë pozicione të fortifikuara në bregun lindor të lumit.

Nga ana e tij, Kievi e priti tërheqjen e forcave ruse me përmbajtje. “Derisa flamuri ukrainas nuk valëvitet mbi qytetin e Hersonit, nuk ka kuptim të flasim për tërheqjen e Federatës Ruse”, tha këshilltari i presidentit ukrainas, Mihaill Podoljak, dhe theksoi se Ukraina nuk beson në deklaratat e inskenuara televizive.

Ndërkohë, Reuters njoftoi se ura kryesore në dalje nga Hersoni u hodh në erë dhe u shemb plotësisht në ujërat e lumit Ingulec, një degë e lumit Dnieper. Nuk dihet ende se si dhe nga kush u shkatërrua ura. Sipas Oleg Zhdanov, një analist ushtarak ukrainas i cituar nga Reuters, ekziston mundësia që ura të jetë shkatërruar nga njësitë ukrainase për të izoluar forcat ruse në të dy anët e lumit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kina ndalon importin e kafshëve dhe produkteve shtazore nga Bullgaria

Kina ka ndaluar importin e deleve, dhive, shpendëve dhe kuajve nga vendet afrikane, aziatike dhe evropiane. Ndalimi nga importuesi më i madh i mishit në botë prek Ganën, Somalinë, Katarin, Kongon, Nigerinë dhe Tanzaninë, Egjiptin, Palestinën, Pakistanin,..

botuar më 25-01-27 9.59.PD

Pas hyrjes në Shengen, grekët dhe rumunët blejnë masivisht mallra në Bullgari

Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit. Por ndërkohë që presim këtë efekt makroekonomik, përfitimet tashmë po ndjehen nga bizneset e vogla...

botuar më 25-01-27 9.06.PD

Radioja Kombëtare Bullgare dorëzoi çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik"

Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh Cveti Radevës , drejtuese e emisionit folklorik "A mund të ndalohen këngët" në programin "Horizont"...

botuar më 25-01-26 11.08.PD